Një grup i grave shqiptare dhe organizatave të shoqërisë civile, organizojnë nënshkrimin e Peticionit në Përkrahje të Viktimave të Dhunës ndaj Grave dhe Mbrojtësve të Grave në Shqipëri, që do t’iu paraqitet drejtuesve të transmetuesve publik dhe privat, kryeredaktorëve të gazetave të përditshme dhe autoriteteve të transmetimit.
Në peticion, organizatat kujtojnë mediet për rastin e fundit të raportimit të dhunës në familje nga TV Top Channel, i cili praktikisht mbështet autorin e dhunës dhe, për më tepër, ekspozoi vendndodhjen e strehimit të ngritur nga Mbrojtësit e të drejtave të grave.