Korrupsioni vazhdon të jetë shumë i pranishëm në Kosovë, ndërkaq institucionet më të korruptuara edhe më tutje janë ato qendrore dhe lokale, gjyqësori dhe ndërmarrjet publike, tha kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në një debat me temë “Korrupsioni në Kosovë”, të organizuar në qendrën mediale në Çagllavicë.