Rrjeti rajonal “Kundërshtim për Paqen” organizon Karvanin e Katërt të Paqes, i cili do të fillojë më 10 maj, në Sarajevë dhe do të përfundojë në Shkup më 19 maj 2008. Sivjet, Karvani ka për qëllim të tregojë se ka të rinj në mbarë rajonin që ndajnë vlera të njëjta dhe dëshirojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, që dëshirojnë të luftojnë të gjitha format e manifestimeve të militarizmit dhe parandalimin e luftërave të ardhshme.