Kombet e Bashkuara shpallën 8 Marsin Ditë Ndërkombëtare të Grave në vitin 1975, Vitin Ndërkombëtar të Grave, për të shënuar historinë e gjatë të festimit dhe protestat (më shumë për këtë histori në Wikipedia).
Në këto anë, tradita e aktivizmit dhe kërkesat për të drejtat e grave, gjatë sistemit socialist, u zëvendësuan me traditën e të organizuarit ahengje në restorante, buqete me lule dhe konferencave të gjata e të mërzitshme nga shoqatat zyrtare të grave (aq sa në Wikipedia, thuhet se, me siguri me plotë të drejtë, se ajo ishte një lloj kombinimi i Ditës së Nënës dhe Ditës së Shën Valentinit).