Shoqata qytetare "Ravangrad" nga Sombori ka shpallur të hapur konkursin për fotografinë më të mirë në temën “Të drejtat e fëmijëve përmes syve të mi”, të mbështetur nga Shoqata "Pestalozzi" fëmijët nga Zvicra.
Fotot (rezolucioni minimal 1600x1200 pixel) duhet të dorëzohen deri në 30 tetor 2009, në e-mail adresën mladidrugacije@gmail.com, së bashku me të dhënat personale të autorit (emri, ditëlindja, profesioni, shkolla, adresa, emri i fotografisë,kur është bërë fotografia dhe koment i cili përshkruan të drejtën e fëmijës). Një autor mund të paraqesë më shumë se një fotografi.