Agjencia per Integrim Europian dhe Bashkepunim me Shoqatat nbe Beograd [1] ka mbajtur ne 1 Mars 2012 ne kete qytet nje takim me perfaqesuesit e institucioneve te administrates se qytetit , nen vazhden e procesit te konsultimeve per draftin e Plan Veprimit per implementimin e strategjise se Beogradit per te mbeshtetur zhvillimin e shoqerise civile per vitet 2012-2017.
Nga takimi ne Agjencine per Integrimin Europian (Foto nga: beogradeu.gov.rs)
Danko Runić, Drejtor i Agjencise tha se ky takim do te ndiqet nga perfshirja aktive e perfaqesuesve te shoqerive ne nje seri takimesh qe do te mbahen kete muaj , nje vleresim qe do te siguroje se Plan Veprimi do te mbuloje nje sere masash per te rritur pjesmarrjen e qytetareve ne proceset vendim-marrese.
“Aktivitetet e Plan Veprimit do te na lejojne qe te permiresojme procesin e planifikimit si ne administratetn e qytetit ashtu edhe per organizatat e shoqerise civile dhe per krijimin e nje kuadri per perdorimin eficent te fondeve nga fondet e fazes para-hyrjes ne BE"”, thote Runić .
Puna per hartimin e Plan Veprimit eshte realizuar ne bashkepunim me shoqaten Iniciativa Qytetare (Građanske inicijative [2]), me mbeshtetjen e Ambasades Britanike. (Burimi: beogradeu.gov.rs [1])
Links:
[1] http://www.beogradeu.gov.rs/
[2] http://www.gradjanske.org/
[3] http://www.addtoany.com/share_save?linkurl=http%3A%2F%2Fwww.oneworldsee.org%2Fsq%2Fcontent%2FPlan-Veprim-ne-Mbeshtetje-te-Zhvillimit-te-Shoqerise-Civile&linkname=Plan%20Veprim%20ne%20Mbeshtetje%20te%20Zhvillimit%20te%20Shoqerise%20Civile
[4] http://www.oneworldsee.org/sq/category/news/headnews
[5] http://www.oneworldsee.org/sq/category/news/rotator
[6] http://www.oneworldsee.org/sq/category/countries/serbi
[7] http://www.oneworldsee.org/sq/category/type/civil-society
[8] http://www.oneworldsee.org/sq/category/type/european-integrations
[9] http://www.oneworldsee.org/sq/category/type/governance
[10] http://www.oneworldsee.org/sq/category/type/news