Aktivizmi online - Mundësi për mobilizim shoqëror

Printer-friendly versionSend to friend

Aktivizmi shoqëror varet nga niveli i vetëdijes së qytetarëve dhe komunikimit në mes tyre, që do të thotë se interneti mund të luajë rol vendimtar, duke qenë mediumi më i rëndësishëm dhe më i hapur për komunikim masiv. Ndryshe nga konsumuesit e medieve tradicionale, përdoruesi i internetit nuk është vetëm pranues i thjeshtë i informacionit, por është gjithashtu edhe komunikues i informacionit. Edhe pse shumë njerëz përdorin internetin për të plotësuar kohën e tyre të lirë, ajo gjithashtu ofron hapësirë dhe mjete për të gjitha format e rrjeteve sociale, krijimin e opinionit publik aq të nevojshëm në Bosnje dhe Hercegovinë.

Interneti ofron një mundësi të re publikut në B&H. Opinioni publik virtual si një formë e re e opinionit publik karakteristik e internetit na ka formuar në Bosnje dhe Hercegovinë, fillimisht në forumet e portaleve të internetit, në fund të vitit 2000. Disa vite më vonë, nismat qytetare filluan në internet zgjerimin përtej botës virtual në botë "reale".

Berina Hamziç, e diplomuar në Sociologji nga Fakulteti i Shkencave Politike në Sarajevë, aktiviste e shoqatës Akcija Gragjana dhe Dobro, punon në OJQ Nasa Djeca, në punimin e saj të diplomës Aktivizmi online - Mundësi për mobilizim shoqëror , ofron një pasqyrë të zhvillimit të aktivizmit online në botë dhe në Bosnje-Hercegovinë, si dhe një pasqyrë të ndikimit që kanë iniciativat e nisura në ueb portalet dhe rrjetet sociale. Hamziç gjithashtu ofron një pasqyrë të shkurtër të veprimeve dhe fushatave në të cilat interneti dhe komunikimi online kanë luajtur rol vendimtar.

Punimin e diplomës së Berina Hamziç mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë artikull. (43 f.në PDF format, në gjuhën boshnjake, kroate dhe serbe)

AttachmentSize
punimi diplomik i Berina Hamzic final.pdf330.05 KB

Follow owpsee


Follow owpsee on Twitter facebook

  

Vimeo Flickr

Tag Cloud

Ne damo Varšavsku!

Ne damo Varšavsku

Digital stories

APC Anniversary logo

Association for Progressive Communications - APC is celebrating its 20th Anniversary. Red more at www.apc.org

KampanjaInfo.org

Take Back The Tech
read about take back the tech campaign in SEE on local languages on: www.kampanjainfo.org