Exit Europe – Kulturë e re gjeografike

Printer-friendly versionSend to friend

Çfarë marrëdhënie ka Evropa me kulturën? Çfarë ka të bëj kultura me kufijtë? Çfarë kanë të bëjnë kufijtë me Evropën? Ju mund të merrni përgjigje për këto dhe për pyetje tjera në konferencën ndërkombëtare "Exit Europe – Gjeografia e re e kulturës", që do të mbahet nga dita e enjte deri të dielën (12-15 nëntor, 2009) në Qendrën shoqërore Kino Mosor.

Dubravka Ugreshiç, Mark Terkessidis, Zhelimir Zhilnik, Vladimir Gligorov, Dejan Joviç, Rastko Moçnik, Ugo Vlaisavljeviç, Paskal Brunet, Chris Torch, janë vetëm disa nga pjesëmarrësit e konferencës.

Të enjten, më 12 nëntor, do të mbahet panel diskutim mbi kulturën në procesin e pranimit në BE, me prezantime nga përfaqësuesit e KE-së nga Brukseli (Xavier Troussard dhe Wenceslas de Lobkowicz), Ministria kroate e kulturës (Nina Obuljen) dhe përfaqësues të Rrjetit kulturor evropian Culture Action Europe (Ilona Kish) gjegjësisht Rrjeti regjional i kulturës së pavarur (Emina Vishiniç). Panel diskutimi fillon në orë 17:00.

Exit Europe është një konferencë ndërkombëtare mbi politikat kulturore evropiane, me theks mbi praktikat e reja kulturore në vendet e ish-Jugosllavisë. Si dhe shqyrtimi kritik i procesit të zgjerimit të BE-së nga perspektiva e zhdukjes së gjeografisë politike dhe sociale.

Konferenca është organizuar nga Qendra e Zagrebit për Pavarësi të Kulturës dhe Rinisë, Rrjeti Clubture dhe Culture Action Europe (Bruksel). Gjuha zyrtare e konferencës do të jetë gjuha angleze.

Për informacione tjera mbi programin, ligjëruesit dhe të tjera, vizitoni exiteurope.net. (Burimi: ZaMirZine)

Tag Cloud

KampanjaInfo.org

Take Back The Tech
read about take back the tech campaign in SEE on local languages on: www.kampanjainfo.org

Ne damo Varšavsku!

Ne damo Varšavsku

queer festival sarajevo 09 banner

Festival as any other - Festival of arts and engaged art

Secularism and Religion

Secularism and Religion in SEE

Read our new dossier on Secularism and Religion in SEE (the versions in the local languages to be online very soon)