

Më 5 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Veprimit Kundër Komercializimit të Arsimit, Plenumi i Fakultetit Filozofik të Zagrebit, të provokuar nga miratimi i ligjit të ri për arsim të lartë si dhe nga fakti se informacionet që i kanë në dispozicion nuk tregojnë asnjë përmirësim të situatës aktuale, kanë paralajmëruar ripërtëritje të veprimit të tyre.
Plenumi akuzon Komisionin për përpilimin e ligjit se që nga themelimi, më 29 maj, është takuar vetëm dy herë dhe se përfundimi i vetëm që kanë arritur është vendimi për përfundimin e vet heshtjes.
“Nën arsyetim se është e pamundur që të bëjnë një vepër 'cilësore' me një grup prej 20 njerëzve, Komisioni de facto i ka dhënë mandat një grupi të vogël ekspertësh që punojnë në Ministrinë e Arsimit, duke hequr dorë nga e drejta për pjesëmarrje minimale demokratike. Deklaratat arrogante për transparencë dhe për mundësi që palët e interesuara të marrin pjesë, s’janë asgjë tjetër veç se një gjest marketingu", thotë Plenumi. Duke shtuar se revokimi i kontrollit të tillë minimal demokratik justifikon efikasitetin e punës duke zbuluar retorikën e "efikasitetit" si një instrument, qëllimi i të cilit është të justifikojë përjashtimin e padëshiruar nga përfshirje e gjerë e publikut të interesuar në proceset vendimmarrëse për çështje me interes të përbashkët.
“Po e përsërisim edhe njëherë se efikasiteti nuk mund të përdoret si justifikim për të mohuar pjesëmarrjen demokratike, edhe në qoftë se një efikasitetit i tillë do të kishte sjellë rezultate. Mbetet pyetja çfarë lloj rezultatesh dhe në dobi të kujt? Pretendimet e tilla janë më pak të besueshme në një situatë kur efikasitetit thirret vetëm për të justifikuar një shurdhësi sistematike dhe mosreagim”, shton Plenumi.
Plenumi thotë se situata në të cilën përfaqësuesit e organizatave studentore janë inert ose të korruptuar, ndërkaq autoritetet e përdorin çdo mundësi për të kufizuar ndikimin e ekspertëve dhe publikut në përgjithësi, në çështjet me interes publik. Na obligon neve të marrin mbi vete përgjegjësinë për pjesëmarrje aktive. Studentët shtojnë se veprimet e ardhshme do të varen nga zhvillimet aktuale dhe ato refuzojnë të pranojnë heshtjen e autoriteteve kompetente.
"E drejta për arsim falas është një çështje me interes të përgjithshëm publik. Kjo na detyron të gjithëve njëlloj. Kur kemi përqafuar demokracinë, kemi pranuar edhe detyrimin për të mbrojtur interesin publik ", thonë studentët që u mblodhën në Plenumin e Fakultetit të Filozofisë. (Burimi: Zamirzine)