

Nermin Çengiç nga Protest.ba në komentin e tij shkruan se pse është e rëndësishme për qytetarët e Sarajevës, B&H dhe botës që t’i bashkohen Marshit Botërore për Paqe dhe Jo Dhunë. Ai shpreh kundërshtimin e tij ndaj luftës dhe dhunës. Në vijim është teksti i plotë i botuar në www.theworldmarchsee.org.
Marshi Botërore për Paqe dhe Jo Dhunë është aktivitet ndërkombëtar që ka për qëllim të bëjë të qartë të gjitha qenieve të gjalla se bota është vend për dashuri, shoqëri, mirëkuptim dhe ndihmë të ndërsjellë, dhe përpiqet t’u sqarojë atyre që kërcënojnë këto principe themelore dhe të kuptojnë se ka njerëz, se shumica e njerëzve, nuk duan luftë, dhunë, vdekje dhe të gjithë ato që sjellin ata.
Botën të cilën e bëjmë dhe në të cilën jetojmë, me garën gjithnjë e më të pranishme për të mirat materiale dhe vlerat që nuk kanë asgjë, ose nuk duhet të kenë asgjë të përbashkët me normalen, njerëzit janë të ekspozuar ndaj rrezikut të vazhdueshëm të luftërave, dhunës dhe pothuajse vdekjes së detyrueshme e të pakuptimtë.
Jemi dëshmitarë se luftërat dhe dhuna, nën maskën e parimeve të rreme, të pa ndëshkuara e tërbojnë dhe shkatërrojnë shoqërinë tonë. Nëse pyesim seriozisht se pse është kështu, madje edhe analiza me sipërfaqësore do të na shpinte në përfundim se kjo është bërë me qëllim që individë dhe grupe të caktuara të sigurojnë pasuri ekstreme. Duke mos zgjedhur mënyrën, duke përfshirë edhe atë që është me të vërtetë më e vlefshme, jetën e njeriut dhe mjedisit natyror, për të arritur te fitimi sa i madh më i madh. Natyrisht, ata e mbajnë këtë pasuri për veten e tyre, duke shkaktuar mjerim dhe varfëri për shumicën dërrmuese të njerëzve në planet.
Aksioni 90 ditësh i "Marshit Botëror për Paqe dhe Jo Dhunë" i jep botës, edhe pse jemi të vetëdijshëm se as për së afërmi nuk është e mjaftueshme, të shprehë protestën dhe qëndrimin e saj ndaj dukurive dhe sjelljeve të tilla këtu dhe në të gjithë botën.
Sarajeva, pa dyshim, është një nga qytetet që në njëzet vitet e fundit, ka vuajtur dhe tragjikisht ende vuan tmerret e paimagjinueshme, shkatërrim, krizë etike dhe erozion total të normave të pranueshme shoqërore. Duke u thirrur në "adoptimin e vlerave të reja", njerëzit në pushtet dhe të fuqishmit na sjellin vetëm varfëri, krim, dhunë, vdekje dhe zhdukje të çdo gjëje që është humane, civile dhe normale. Duke fituar kështu pasuri të pabesueshme për vete. Ata kanë siguruar mirëqenie për vete, për të afërmin e tyre, miqtë për disa breza, duke shpërfillur totalisht përgjegjësinë që kanë para vetes dhe njerëzimit.
Nga data 31 tetor deri më 5 nëntor, 2009, në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës do të organizohen një numër i madh i aktiviteteve në mbështetje të Marshit Botëror për Paqe dhe Jo Dhunë. Gjithkush ka një shans për të dalë jashtë nga turma dhe të thoni me zë të lartë dhe qartë se nuk doni tu konsiderojnë si budallenj. Tani është e juaja të vendosni se si do ta shprehni protestën tuaj. Nuk mund të thoni se nuk keni pasur mundësi dhe vend për ta bërë këtë ...
(Nermin Çengiç, protest.ba)