Konferencë Feja dhe Arsimi në një Shoqëri të Hapur

Printer-friendly versionSend to friend

Fondi për Shoqëri të Hapur Bosnje dhe Hercegovinë u bën thirrje qytetarëve të interesuar të marrin pjesë në konferencën " Feja dhe Arsimi në një Shoqëri të Hapur: Rishikimi i Modelit të Arsimit Fetar në Bosnjë dhe Hercegovinë", që do të mbahet më 28 tetor, 2009, në Hotel Evropa në Sarajevë.

Konferenca ka për qëllim të paraqesë rezultatet e një studimi që i shqyrton modelet ekzistuese të edukimit fetar në shkollat publike në B&H. Më pas të fillojë një diskutim me aktorët kyç dhe vendimmarrës në fushën e opcioneve të propozuara për përmirësimin e arsimit fetar, që të mund ti përgjigjet në mënyrë adekuate kërkesave specifike të shoqërisë multi fetare, integrimit dhe ndërtimit të paqes.

Projekti është pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të Fondit për Shoqëri të Hapur Bosnje dhe Hercegovinë, për të përmirësuar politikat e arsimit dhe praktikat që do të lejojnë një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë në B&H-së. E gjithë kjo, e bazuar në parimet e tolerancës dhe njohjen e karakterit pluralist të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike.

Konferenca ka për qëllim të kontribuojë që publiku të debatojë, duke u bazuar në shqyrtime kritike dhe argumente. Debat që do të përfshijë të gjithë aktorët e shoqërisë në një model të përbashkët të arsimit fetar në shkollat publike dhe që do të jetë e pranueshme për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga bindjet e tyre fetare dhe filozofike , apo bindjet e prindërve të tyre.

Publikim "Feja dhe Arsimi në një shoqëri e hapur" është në dispozicion në faqen e internetit të Fondit për Shoqëri të Hapur Hapur B&H. Ju lutem kontaktoni Xhenana Tërbiç, Koordinatore e Programit për arsim. Pyetje lidhur me konferencën, mund t'i dërgoni nëpërmes e-mailit dzenana@soros.org.ba, ose me telefon në 033 444 488.

AttachmentSize
Programi i konferences.doc1.42 MB

Follow owpsee


Follow owpsee on Twitter facebook

  

Vimeo Flickr

Tag Cloud

Ne damo Varšavsku!

Ne damo Varšavsku

Digital stories

APC Anniversary logo

Association for Progressive Communications - APC is celebrating its 20th Anniversary. Red more at www.apc.org

KampanjaInfo.org

Take Back The Tech
read about take back the tech campaign in SEE on local languages on: www.kampanjainfo.org