

Universiteti i Prishtinës dhe “Organizata kosovare e softuerit të lirë dhe të hapur” (FLOSS Kosova) kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje në lidhje me këtë konferencë, njofton e përditshmja kosovare Koha Ditore.
Duke filluar nga ky vit, çdo vit, në Universitetin e Prishtinës do të organizohet konferenca vjetore në lëmin e informatikës.
Universiteti i Prishtinës dhe “Organizata kosovare e softuerit të lirë dhe të hapur” (FLOSS Kosova) kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje në lidhje me këtë konferencë, njofton e përditshmja kosovare Koha Ditore.
Marrëveshja është nënshkruar në mes të rektorit të UP-së Enver Hasani dhe Flakron Bytyqit nga organizata FLOSS Kosova. Të pranishëm me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe zëvendësministri i Ministri i Energjetikës dhe Minierave, Blerim Rexha dhe James Mike Dupont, anëtar i bordit të organizatës (FLOSS Kosova).
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, rektori Hasani ka thënë se me këtë marrëveshje nuk do të përfitojnë vetëm studentët dhe profesorët e UP-së, por edhe bizneset dhe qeveritë në vend e rajon.
“Kosova ka një të ardhme në teknologjinë informative dhe ne si universitet duam të marrim rolin e katalizatorit të zhvillimit të vendit në këtë lëmë”, ka thënë Hasani.
Ndërkaq, James Mike Dupont, anëtar i bordit të organizatës (FLOSS Kosova), ka thënë se në të ardhmen jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon Kosova do të jetë qendër e zhvillimit teknologjik.
Meqë kjo konferencë sipas nënshkruesve të marrëveshjes, do të bëhet tradicionale në UP, Dupont është shprehur se për çdo vit do të hapen mundësi të reja dhe do të promovohet softueri.