

Të Hënën e kaluar, Komisioni Evropian e paraqiti raportin e fundit të përparimit në përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të përmbushin kriteret për t'u bërë pjesë e zonës të udhëtimit pa viza në BE. Maqedonia është vendi që ka arritur përparim të madh, ndërkaq Shqipëria dhe Bosnja-Hercegovina u renditën më ulët. Progresi i raportit është në dispozicion në web-site-in e Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI).
Standardet e vëna ishin "siguria e dokumenteve ", "readmisioni dhe migracioni illegal”, "rendi publik dhe siguria" dhe "marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat themelore”, dhe secili vend i është dhënë një vlerësim prej 1 deri në 3, ku 1 i “plotëson të gjitha standardet" dhe 3 është " nuk i plotëson standartet". Komisioneri evropian i Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, Zhak Barro njoftoi se propozimet për të hequr vizat për qytetarët e vendeve që përmbushin standartet do të paraqitet së shpejti.
Përveç Maqedonisë, qytetarët e të cilës do të mund të udhëtojnë pa viza për në BE duke filluar nga 1 janar, 2010, Serbia dhe Mali i Zi janë vendet që i kanë përmbushur të shumtën e kritereve, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovinë nuk përmbushin asnjë nga kriteret. Kosova nuk është përfshirë në këtë proces të vlerësimit.
Raporti fillestar është botuar në Nëntor 2008, duke pasuar nga disa vizita të ekspertëve të KE gjatë misioneve të tyre vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të kompletuar raportin me gjetjet e reja. Raporti u është dërguar me shtetet anëtare të BE-së për shqyrtim, pas të cilit Komisioni Evropian do të paraqesë variantin përfundimtar të raportit që do të miratohet.