Text Size

Seminar mbi të drejtat e autorit përballë shoqërisë me Richard Stallman

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Richard Stallman, guru i softuerëve të lirë dhe të hapur, i cili filloi zhvillimin e sistemit operativ GNU në 1984, do të mbajë seminar me temën "E drejta e autorit vs Shoqërisë", më 19 maj, 2010, në Universitetin Ndërkombëtar të Burch-it në kampusin Ilixha në Sarajevë.

GNU / Linux sistem, thelb i sistemit operativ GNU duke shtuar Linux, sot përdoret në dhjetëra miliona kompjuterë. Stallman ka marrë çmimin ACM Grace Hopper, bursa nga Fondacionit MacArthur, çmimin Electronic Frontier Foundation, si dhe Çmimin Takeda për Përmirësim shoqëror / ekonomik, si dhe disa doktorata nderi.

Tema E Drejta e autorit përballe Shoqërisë


Të drejtat e mbrojtura të autorit (copyright) janë zhvilluar në kohën e medieve të shkruara, dhe është projektuar që të përshtat sistemin e kopjimit të centralizuar. Por, ky sistem, nga ana tjetër, nuk përshtatet mirë me rrjetet kompjuterike, dhe është e mundshme vetëm me ndihmën e dënimeve drakoniane.

Korporatat globale që përfitojnë nga e drejtën e autorit, lobojnë për ndëshkimet drakoniane, si dhe për rritjen e kompetencave të tyre mbi të drejtën e autorit, ndërsa shtypin qasjen e publikut në teknologji. Por nëse ne seriozisht shpresojmë që e drejta e autorit ti shërbejë vetëm qëllimit legjitim të saj, për të nxitur përparimin, për të mirën e publikut, atëherë ne duhet të bëjë ndryshime në drejtimin tjetër.

Për pjesëmarrje në seminar, nuk është i nevojshëm regjistrimi. Hyrja është falas.

Share this