Text Size

FLOSSTALK: Adaptimi i Sistemit Operativ Android

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

FLOSSTalk qe tash e tutje pritet te jete e zakonshme nga FLOSSK qe te Enjten me daten 29.12.2011 solli ne Prishtine nje ligjerate nga Betim Deva me temen, “Adaptimi i sistemit operativ Android”.

Betim Deva, i cili me profesion eshte programmer me pervoje nga Prishtina dhe me Master ne Shkenca Kompjuterike nga Universitetit Shteteror i Arizonas, ndahu eksperiencen e tij shumevjecare me audiencen e pranishme prej rreth 30 pjesemarresve, ashtu sic tregon edhe titulli i ligjerates, Zoti Deva foli per platformen Android dhe mbi mundesite e saja per tu adoptuar ne baze te nevojave te klientit.

Me pervojen e tij si zhvillues i aplikacioneve me baze ne Android dhe te adoptuara per sistemin e Nook, lexuesin elektronik te Barnes & Noble, Betim Deva shpalosi disa detaje intersante mbi menyren e funksionimit te platformes, API’t e ndryshem qe gjenden ne shfrytezim, programimi i aplikacioneve duke shfrytezuar ato, etj.

Takimi shkoi tamam ashtu sic edhe pritej ku pas ligjerates te pranishmit paten rastin te jene te hapur me pyetje dhe te diskutojne edhe me gjere ne lidhje me temen e folur.

Menduam edhe per ata qe nuk munden te jene pjesmarres ne kete ligjerate, gjate tere kohes ligjerata ishte duke u shfaqur edhe live ne ustream.tv ku pervec kesaj ju mund ta shihni ate incizim ketu http://www.ustream.tv/recorded/19448602#utm_campaign=synclickback&source=http://www.flossk.org/sq/eventet/flosstalk-betim-deva&medium=19448602.

Ne vazhdim FLOSSTalk i radhes pritet te sjelle nje emer tjeter profesional megjithese detajet ende nuk jane bere te ditura. Per me shume qendroni te lidhur me Blogun tone.
Dhe me poshte mund ta shkarkoni prezantimin e Betim Deves si PDF file. http://www.flossk.org/sites/default/files/article-files/betim-deva_prese...

Burimi: FLOSS KOSOVO

Share this