Text Size

Women/Gender Issues>News

luan
10/12/2013 - 14:28

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Avokati i Popullit, punonjës të policisë dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave, kanë bërë thirrje për ndalje të dhunës ndaj grave.

Thirrjet i kanë lansuar të hënën në një konferencë që është mbajtur në Prishtinë, ku kanë përmbyllur fushatën e ndërgjegjësimit “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas” në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) bashkë me Policinë e Kosovës, raporton...

luan
27/11/2013 - 18:37

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dhe Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, publikuan raportin “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”. Kjo ngjarje bashkoi më shumë se dyzet pjesëmarrës (donatorë, organizatat jo qeveritare të grave dhe pjesëtarë tjerë të shoqërisë civile) për të diskutuar të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit nëntëmujor.

luan
25/11/2013 - 17:55

Për t’i thënë “Stop” dhunës ndaj grave në shoqërinë shqiptare, shoqëria civile ka nisur sot një marshim paqësor për 16 Ditët kundër Dhunës ndaj Grave. Shifrat e dhunës ndaj grave në Shqipëri janë trefishuar krahasuar me katër vite më parë.

luan
25/11/2013 - 17:42

Sot, më 25 nëntor, shënohet Dita për Eliminimin e Dhunës Kundër Femrave. Qëllimi i kësaj dite është sensibilizimi dhe theksimi i faktit se femrat në mbarë botën i nënshtrohen dhunës fizike dhe asaj seksuale, si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

luan
25/11/2013 - 10:58

Feministet e reja dërguan sot, e hënë 25 nëntor, deklaratën e cila rezultoi nga Forumi Rajonal i Feministeve të Reja 2013. Deklarata kërkon zbatimin e kuotës 30% në proceset e vendimmarrjes, zbatimin e ligjit për arsim para-universitar, sigurimin e transportit dhe librave për të gjithë studentët e arsimit të detyruar, përfshirjen e psikologëve në shkolla dhe zbatimin e kodit etik për mediat e shkruara dhe ato elektronike.
 

luan
21/11/2013 - 18:40

Përfaqësues të shoqërisë civile në komunën e Pejës kanë bërë aktivitete me të cilat kanë bërë sensibilizim për dalje sa më të madhe të femrave dhe të rinjve në zgjedhje. Këto dy kategori paraqesin mosinteresim dhe neglizhim të procesit zgjedhor, porse vota e tyre konsiderohet e rëndësishme për një proces sa më cilësor dhe përfshirës që i jep më shumë legjitimitetit të zgjedhurve nga vota e qytetarëve.

luan
14/11/2013 - 19:38

Forumi Rajonal i Feministeve të reja për vitin 2013, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka shfaqur një performancë si pjesë të iniciativës për fuqizimin e vajzave, raporton Kosovapress.
 
Sipas organizatores, Zana Rudi, nga Rrjeti i Grave, kjo i përfshin vajzat nga e gjitha Kosova, të cilat kanë pasur rastin për t’i ngritur problemet dhe për t’i gjetur zgjidhjet.

luan
09/11/2013 - 09:37

Iniciativa për Fuqizimin e Vajzave (IFV) përkrahë vajzat në zhvillimin e aftësive të tyre dhe që të marrin përsipër udhëheqjen e çështjeve që i brengosin ato. Iniciativa angazhon vajza nga e gjithë Kosova që të bëhen katalizatorë të ndryshimit dhe të mobilizojnë edhe moshatarët e tyre që të bëjnë të njëjtën gjë.