Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave (CEDAW), ka qenë pjesë e sistemit ligjor kroat që nga 8 tetori 1991, ndërsa Protokolli Fakultativ është miratuar më 7 mars, 2001. Deri më tani, Kroacia ka paraqitur tri raporte për Komitetin CEDAW. Raporti fillestar u paraqit në vitin 1994 dhe ishte rishikuar në vitin 1998. Raporti Special për Gratë Viktima të Luftës në ish Jugosllavi ishte paraqitur dhe shqyrtuar në vitin 1995, dhe Raporti i kombinuar i 2 dhe 3 është paraqitur në vitin 2003, dhe është shqyrtuar nga Komisioni në vitin 2005. Për momentin, Qeveria është duke punuar në Raportin e Kombinuar të 4 dhe 5. Ky artikull është kontribut i Ivana Radaçiq and Nikolina Patelen.