Text Size

Rrjetet Europiane per Barazi Bashkohen per Sigurimin e Fondeve per Aktivitetet

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Dymbedhjete rrjete Europiane per barazi, perfshire edhe Lobin e Grave Europiane (EWL), te shqetesuar rreth fondeve te Bashkimit Europian per barazine gjinore, barazi per te gjithe dhe jo diskriminim, pergatiten nje set amendamentesh per programin e propozuar nga Komisioni Europian per te Drejtat e Qytetarise 2014-2020, qe do te jete burimi kryesor i financimit per aktivitete te tilla ne Bashkimin Europian.

Lobi i Grave Europiane

Rrjetet jane te shqetesuara ne lidhje me parashikimet e fokusuara vjetore dhe nivelet e financimit te listuara ne propozimin e KE-se dhe i beri thirrje shteteve anetare te BE dhe Parlamentit Europian per te korrigjuar kete propozim.

Rrjetet ankohen sidomos per permendje te rrepta dhe me specifike te çeshtjeve, te barazise, barazine gjinore dhe luften kunder dhunes, si dhe zbatimin e Konventes se OKB mbi te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara ne qellimet e programit.

Ata gjithashtu kerkojne rritjen e buxhetit per programin qe te pakten te barazohet me nivelet aktuale te fondeve te BE per çeshtjet e mbuluara nga programi (c. 530.milion €) dhe percaktimin e fondeve per qellimet e tjera te programit, te ngjashme me ndarjen e tanishme te financimeve.

Rrjetet e bashkuara te barazise kerkojne qe situata e perkeqesuar sociale qe reflektohet negativisht mbi te drejtat e qytetareve te Evropes dhe qe eshte marre ne konsiderate nga rrjetet evropiane te avokimit dhe rrjetet qe punojne ne barazine gjinore, te kete fonde te siguruara qe se paku te jene te barabarta me financimin e periudhes 2007-2013, te pershtatur me normat e inflacionit.
(Burimi: LABRIS/Građanske inicijative).

Share this